Literatura dhe materialet

Breadcrumb Abstract Shape
Breadcrumb Abstract Shape
Breadcrumb Abstract Shape

Literatura me materialet përcjellëse e përdorur nga The Cambridge School në mësimdhënien e gjuhëve të huaja

The Cambridge School, si Distributor Zyrtar për Kosovë i Oxford University Press dhe i Ernst Klett Sprachen GmbH, në paletën e kurseve të veta të ofruara, përdorë programet mësimore më të besuara dhe më të përhapura në botë për mësimin e gjuhës angleze dhe gjuhës gjermane si gjuhë të huaja dhe, përmes metodologjive më të sofistikuara të mësimdhënies dhe gamës së gjerë të materialeve përcjellëse audio-vizuale brenda secilit program, ofron aftësimin në shkathtësitë e të folurit, shkrimit, kuptimit të leximit dhe dëgjimit.    

Programet e përdorura, me edicionet më të reja, për mësimdhënien e gjuhës angleze:

  • Headway (CEFR A1 – C1) – për të rinj dhe të rritur 
  • English Plus (CEFR A1 – B2) – për adoleshentë
  • Family and Friends (CEFR Pre A1 – B1) – për fëmijë

Programet e përdorura, me edicionet më të reja, për mësimdhënien e gjuhës gjermane:

  • Netzwerk Neu (CEFR A1 – B1) / Kontext (CEFR B1+ – C1) – për të rinj dhe të rritur
  • Klasse! (CEFR A1 – B1) / Aspekte junior (CEFR B1+ – B2) – për adoleshentë
  • Die Miniprofis (CEFR Pre A1) / Die Deutschprofis (CEFR A1 – B1) – për fëmijë